Chelsea ka triumfuar 1-0 në derbin londinez përballë Tottenhamit në kuadër të javës së 30-të në Ligën Premier.
Pas vetëm dy minutash lojë, Nicolas Jackson kishte mundësi të artë që t’i kalonte blutë në epërsi, por goditjen e tij e ndali shtylla vertikale.
Gjashtë minuta më vonë, Malo Gusto lëshoi një goditje të fortë, mirëpo shkoi vetëm afër shtyllës së djathtë.
Pas gjysmëore loje, Jackson sërish goditi shtyllën e Tottenhamit, duke lënë shifrat në 0-0.
Në minutën e 45-të, Jadon Sancho nuk ia doli të mposhte Guglielmo Vicarion nga afërsia, që bëri pritje brilante.
Por, në minutën e 50-të, Cole Palmer bëri një asistim perfekt te Enzo Fernandez, me argjentinasin që shënoi me lehtësi me kokë.
Gjashtë minuta më vonë, Moise Caicedo mendoi se kishte dyfishuar epërsinë e Chelseat, por VAR-i në mënyrë kontroverse e anuloi për pozicion jashtë loje.
Në minutën e 69-të, Pape Matar Sarr lëshoi një goditje të fortë nga distanca, duke mposhtur Robert Sanchezin, por që goli u anulua për shkak të faullit në Caicedon.
Vlutë ia dolën të mbanin këtë epërsi minimale, për të fituar tri pikë të mëdha dhe për t’u rikthyer në vendin e katërt.
Pas javës së 30-të, Chelsea ka grumbulluar 52 pikë, ndërsa në xhiron e 31-të do të kenë punë me Brentfordin./Arbresh.info
Osmani përgëzon deputetët për miratimin e marrëveshjeve ndër...
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...