Sektori i Hetimeve të Stacionit të Policisë në Prizren – Veri është duke zhvilluar hetime lidhur me një rast të vjedhjes së rëndë, e cila ka ndodhur më 2 shkurt 2025, rreth orës 17:00, në xhaminë e fshatit Korishë, në Prizren.
Sipas hetimeve, një person i dyshuar, ende i paidentifikuar, ka hyrë në objektin e xhamisë dhe ka marrë në mënyrë të kundërligjshme para nga kasa e saj, duke u larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Pamjet nga kamerat e sigurisë e kanë regjistruar të dyshuarin duke hyrë në xhami, dhe policia ka siguruar një fotografi të tij. Megjithatë, deri më tani nuk është arritur identifikimi i personit në fjalë.
Me autorizimin e Prokurorisë Themelore në Prizren, bazuar në nenin 76, paragrafi 2 të KPPRK-së, policia ka miratuar publikimin e fotografisë së të dyshuarit në media dhe rrjete sociale, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e tij.
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit
Trump: Iranianët po humbasin 500 milionë dollarë në ditë nga...
Shefja në detyrë e BE-së takon Kurtin, i prezanton gjetjet e...
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...
Babai vrau tetë fëmijë – një grua dhe një fëmijë thuhe...