Në atë që e quajti “Dita e Çlirimit” Presidenti i SHBA Donald Trump vendosi tarifa të reja doganore kundrejt disa vendeve. Trump akuzoi BE-në se po ia “hedh” SHBA-së.
Pas rritjes në shkallë të gjërë të tarifave doganore nga presidenti amerikan Donald Trump, Bashkimi Evropian do të diskutojë se si të përgjigjet. SHBA-ja shpalli tarifa prej 20 për qind ndaj mallrave nga BE-ja. Udhëheqja e BE-së deklaroi se synon të përgjigjet me kundërmasa.
Me deklaratën për tarifat e reja doganore nga 10 deri në 49 për qind për partnerë tregtarë në mbarë botën, të cilat hyjnë në fuqi nga sot (03.04).
Importet nga Bashkimi Evropian do t’u nënshtrohen tarifave shtesë prej 20 për qind, kurse ato nga Kina prej 34 për qind.
Tarifat e reja doganore amerikane prej 25 për qind për makinat nga BE-ja prekin veçanërisht Gjermaninë ku prodhohen makinat e markave Volkswagen, BMW dhe Mercedes-Benz.
Të prekur janë edhe prodhuesit e furgonëve, të motorëve, të baterive me litium dhe të pjesëve të tjera për automjete si gomat apo amortizatorët.
Gjatë fjalimit në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë Trump tha se vendimi për tarifat doganore shënon ditën “e rilindjes së industrisë së Amerikës” duke shtuar se plani i tij “do ta bëjë Amerikën përsëri të pasur”. Trumpi e quajti planin për tarifat doganore “deklaratë të pavarësisë ekonomike”./abcnews
SHBA vijon sulmet ndaj Iranit, godet dy dronë në Ngushticën ...
Molliqaj: Sa më i madh numri i votuesve, aq më e madhe demok...
LDK u bën thirrje qytetarëve të dalin në votime: Çdo votë ka...
Mbi 304 mijë qytetarë votuan deri në orën 13:00, pjesëmarrje...
Kthehet grupi i gjashtë i haxhilerëve nga Medina, sonte prit...
Një qytetar dëmtoi fletëvotimin dhe tentoi të votojë edhe në...