Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e 12 akitivistëve të “Asnjë cent më shumë” të cilët bllokuan zyret e ZRRE-së.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Arbresh.info tha se aktiviteti ishte i paparalajmëruar.
Ajo tha se të njëjtit janë duke u proceduar konform autorizimeve policore në koordinim me Prokurorin e shtetit.
“Sot rreth orës 08:00 në rrugën “Bekim Fehmiu” në Prishtinë, disa persona kanë zhvilluar një aktivitet të paparalajmëruar. Të njëjtit kanë shpërfillë urdhërat e zyrtarëve policor dhe kanë penguar disa zyrtarë të hyjnë në zyrat e tyre. Duke u gjendur në rrethana të tilla, policia ka shoqëruar në stacionin policor 12 prej protestuesve dhe aktualisht të njëjtit janë duke u proceduar konform autorizimeve policore në koordinim me Prokurorin e shtetit.”, ka thënë Ahmeti./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Bllokuan zyret e ZRRE-së, policia arreston 12 aktivistë të inciativës “Asnji Cent Ma Shumë!”
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...