Policia e Kosovës ka arrestuar 12 aktivistët e “Asnjë cent më shumë” të cilët bllokuan Zyret e ZRRE-së si shenjë protestë për rritjen e çmimit të rrymës elektrike për 15 %.
Në një njoftim në faqen e tyre, ata kanë shpërndarë videon teksa kanë kërkuar lirimin e menjehërshëm të aktivistëve, shkruan Arbresh.info.
“Pas Presidentes, Ministrisë së Ekonomisë dhe ZRrE-së, stafeta kaloi te Policia e Kosovës. Të gjithë në mbrojtje të interesit privat. Të gjithë bashkë në ruajtjen dhe garantimin e përfitimeve të KEDS-it. Presidentja e Qeveria përmes ZRrE-së, përmes propozimeve dhe vendimeve politike kurse policia e Kosovës përmes grushtave dhe shufrave metalike. Në orën 8, kur edhe fillon orari zyrtar i punës së ZRrE-së, ne aktivistët/et e iniciativës Asnji Cent Ma Shumë kemi bllokuar zyret e ZRrE-së. Me zell të pakuptueshem nga ana e pjesëtarëve të policisë, janë arrestuar dhe rrahur 12 aktivistë/e. Janë rrahur egërsisht vetëm pse po protestonin kundër rritjes edhe ashtu të rritur të çmimit të energjisë. Të rrahur/a dhe të arrestuar/a po mbahen në polici. Ne kerkojmë lirimin e menjëhershëm të tyre, kurse qytetarët/et i ftojmë të na bashkohen te zyret e ZRrE-së. Asnji zyrtar i ZrRE nuk mund të punojë aty. Jo deri në një zotim se nuk kanë për të aprovuar asnjë rritje. Deri atëherë ai nuk është vendi i tyre i punës. Deri atëherë ne jemi dhe duhet te jemi në bllokadë.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...
Kurti njofton për mjetet e transferuara nga BE-ja në Kosovë,...