Tre persona janë arrestuar në Ferizaj dhe dy të tjerë ndodhen në arrati pasi dyshohet se kanë vjedhur derivate nafte.
Rasti ka ndodhur mbrëmë në Dremjak. Ata dyshohen se kanë vjedhur derivate nafte nga një eskavator në një pronë në këtë fshat.
Në vendin e ngjarjes si dëshmi janë gjetur dhe sekuestruar tre bidonë të mbushur me derivate nafte.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Fsh. Dremjak, Ferizaj / 31.03.2025 – 22:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se së bashku edhe me dy të dyshuar tjerë të cilët gjenden në arrati dyshohet se kanë vjedhur derivate nafte në një ekskavator pronë e viktimës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes si dëshmi janë gjetur dhe sekuestruar tre bidonë të mbushur me derivate nafte. Tre të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
KFOR rikonfirmon angazhimin për siguri në Kosovë në takimin ...
Aksident në Maliq, shoferi humb kontrollin dhe del nga rruga...
Arteta nuk e ka të sigurt rinovimin e kontratës te Arsenali
Operacion i madh policor në Itali, kapen 1.4 ton drogë – afr...
Policia në Ferizaj ndëshkon dy kamionë me targa të huaja për...
Motra e Afrim Zhitisë në mbështetje të Albin Kurtit