Gjashtë pacientë që pësuan lëndime gjatë zjarrit në diskotekën në Koçan, po kthehen në Maqedoninë e Veriut pas trajtimit jashtë shtetit.
Pesë prej tyre kthehen nga Serbia dhe një nga Italia. Ministria e Shëndetësisë atje njoftoi se ata do të pranohen në institucionet shëndetësore nga ku janë dërguar, si dhe do të vazhdojnë trajtimet varësisht nga lëndimet e tyre. Nga ministria njoftojnë se ka akoma pacientë që janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Sa i përket pacientëve të tjerë që ndodhen ende jashtë shtetit, disa prej tyre kanë shënuar përmirësim, ndërsa disa të tjerë mbeten të intubuar dhe në gjendje më të rëndë shëndetësore”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, raporton Alsat m.
Ndërsa gjendja e pacientëve që po kurohen në spitalet e vendit është e mirë, thonë autoritetet.
“Në institucionet shëndetësore të vendit mbeten 16 pacientë në gjendje të mirë të përgjithshme, ashtu si edhe gjatë ditës së djeshme – gjashtë në Spitalin “Shën Naumi i Ohrit” dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”, si dhe katër në spitalet private”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Në aksidentin tragjik të 16 marsit, në Koçan, ku humbën jetën 59 persona, u lënduan edhe qindra të tjerë.
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...