Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, deklaroi se ekipi kishte bërë mirë ndaj Andorrës me një skemë të eksperimentuar pa u stërvitur asnjëherë.
“Edhe unë e djemtë jemi të lumtur. E meritonim fitoren që të ktheheshim në garë në grup. Çdo gjë është e shpejtë, kemi bërë mirë. Jam krenar për lojtarët. Kemi ndryshuar pak skemën dhe funksionoi shumë mirë.
Zëvendësimet varen nga ndeshja. Ndoshta ndonjë ndeshje mund të bësh 4-5. Unë mendoj se sinqerisht, nëse bën 4-5 zëvendësime, ndryshon gjithçka. Zakonisht më pëlqeu edhe diçka tjetër, që e kemi respektuar ekipin e tyre, ata janë njerëz që luajnë me dëshirë dhe kemi bërë mirë.
Ata kanë një bllok të ulët shumë të mirë. Dua t’i bëj komplimente Shehut i cili bëri një ndeshje të mirë, në ekuilibër. Për të vendosur një kundër një në krah, Broja është shumë i fortë. Ne mundohemi të shohim lëvizjet, Broja mund të përshtatet shumë mirë, e ka bërë edhe më parë. Hoxha nga ana tjetër, ishin skuadër që mund të hapnin ndeshjen. Për fat bëmë mirë, ata kanë bërë një ndeshje shumë të bukur.
A mund të përdoret Broja kështu me ekip më të fortë? E shohim që ai në të kaluarën ka bërë atë rol shumë mirë. Duhet të përdorim karakteristikat e lojtarit dhe është shumë i fortë, ka lëvizje në thellësi, ai bën hyrje në zonë se është shumë i fortë. Varet nga kundërshtari, mund të përshtatet se ka gjithçka, forcë, teknike, ka gol. Përtej kundërshtarit, varet nga ekuilibri i skuadrës. Nëse e ekuilibrojmë mirë skuadrën në nivel mbrojtës, në Angli ai bëri 30 minuta shumë të mirë.
Në sulm ishte e vështirë, se ata luanin me bllok të ulët, ata qëndrojnë gjithmonë aty, bëjnë mirë, me zemër, duhet respektuar gjithmonë. Me Letoninë 3 pikët i fituan me një goditje standarte vendasit. Mund të bëhej ndonjë pasim i gjatë i Asllanit. Por është e vështirë, që nuk e kishim bërë asnjëherë këtë, pa asnjë stërvitje, kemi bërë mirë, pa stërvitur duke provuar diçka. Shehu hapi mirë lojën, bëri që skuadra të shkonte para me topin kur kalonte mesfushën”, tha Sylvinho për TV Klan pas ndeshjes.
Shqipëria luan sfidën e radhës ndaj Serbisë në “Arenën Kombëtare”./Arbresh.info
Lagjja e Spitalit në kryeqytet pa rrymë për mbi 7 orë, KEDS-...
Vuçiq nis nesër vizitën 4-ditore në Kinë, e cilëson më të rë...
Kurti premton investime për rininë dhe turizmin në Pejë
Aksident fatal në Greqi, humb jetën një 55-vjeçar shqiptar
Ministria e Kulturës akuzon Komunën e Prishtinës për punime ...
Në vitin e pestë të luftës, Ukraina po rikthen territore