I dyshuari për vrasjen e 19 vjeçarit nga arma e zjarrit mbrëmjen e të dielës rreth orës 20:35 në Vushtrri ka pranuar fajësinë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Valon Preteni, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.
Preteni tha se me vendim të prokurorit i pandehuri gjendet në ndalim 48 orësh.
“Është arrestuar një i dyshuar për veprën penale ‘Vrasje e rëndë’, dhe i njëjti me vendim të prokurorit gjendet në ndalim 48 orësh. Është sekuestruar arma me të cilën dyshohet se është kryer kjo vrasje, prokuroria dhe policia janë duke mbledhur provat relevante në lidhje me rastin. Gjatë marrjes së deklaratës i pandehuri e ka pranuar fajësinë për vrasjen”, ka thënë Preteni.
Tutje ai tha se në afatin e paraparë ligjor prokuroria do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.
LEXO EDHE:
Policia e konfirmon: Një 19-vjeçar është vrarë në Vushtrri, i dyshuari në arrati
Ndryshe, të dielën rreth orës 20:35, policia ka bërë të ditur se ka pranuar informatën për të shtëna me arme zjarri në rrugën ‘Galip Badivuku’ në Vushtrri.
Nga hetimet e para nga vendi i ngjarjes, ishte bërë e ditur se një person i dyshuar kishte shtënë me armë në drejtim të viktimës A. Z., 19 vjeçar.
Viktima është dërguar në Spitalin e Vushtrrisë ku nga autoritetet spitalore është konfirmuar se viktima ka ndruaj jetë.
Ndërsa pak orë më vonë policia ka arrestuar të dyshuarin për veprën penale Vrasje e rëndë, B. D., 19 vjeçar, nga i cili është konfiskuar një armë pistoletë që dyshohet të jetë përdorur nga i dyshuari në kryerjen e veprës penale.
Po ashtu, në shtëpinë e të dyshuarit është realizuar bastisje ku është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë e gjatë me pesë (5) fishek.
19 vjeçari Ardit Zymeri pritet të varroset sot./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Policia e konfirmon: Një 19-vjeçar është vrarë në Vushtrri, i dyshuari në arrati
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën