Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin për vrasjen e 19-vjeçarit, në mbrëmjen e së dielës në Vushtrri.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se i dyshuari është 19 vjeçar me iniciale B.D.
“Nga hetimet e para nga vendi i ngjarjes, ishte bërë e ditur se një person i dyshuar kishte shtënë me armë në drejtim të viktimës A. Z., 19 vjeçar. VIktima është dërguar në Spitalin e Vushtrrisë ku nga autoritetet spitalore është konfirmuar se viktima ka ndruaj jetë. Me urdhër te Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.”, tha ai.
Ai ka bërë të ditur se në shtëpinë e të dyshuarit është realizuar bastisje ku është gjetë edhe një armë e gjatë me pesë fishekë.
Ndërkaq, në vendgjarje janë gjetur tri gëzhoja.
“Nga hetimet e kryera në vendin e ngjarjes dhe ekzaminimet e kryera, hetuesit policor si prova materiale kanë gjetur dhe sekuestruar tri (3)gëzhoja. Hetuesit policorë kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin B. D., 19 vjeçar nga i cili është konfiskuar një armë pistoletë që dyshohet të jetë përdorur nga i dyshuari në kryerjen e veprës penale. Në shtëpinë e të dyshuarit është realizuar bastisje ku është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë e gjatë me pesë (5) fishek.”, u shpreh Zahiti.
“Me aktvendin të porokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor. Rrjedha hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale vrasje e rëndë.”, tha mes të tjerash zëdhënësi i policisë.
Ndryshe, rasti ka ndodhur rreth orës 20:35 në rrugën ‘Galip Badivuku ’ në Vushtrri.
Nga gjuajtjet me arm; zjarri ka mbetur i vdekur një 19 vjeçar./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Policia e konfirmon: Një 19-vjeçar është vrarë në Vushtrri, i dyshuari në arrati
Kurti në diplomimin e 270 asistentëve për fëmijë me nevoja t...
Pas sulmeve të fundit, Kina i bën thirrje SHBA-së dhe Iranit...
Hamza fton qytetarët në hapjen e fushatës së PDK-së: Jemi të...
Haradinaj: Lufta jonë çlirimtare që na solli Aleancën me NAT...
Policia parandalon kontrabandën e 27 deleve dhe 4 qengjave n...
Muriqi pas rënies së Mallorcas: Sot jemi të trishtuar, të lë...