Kosova po luan sfidën vendimtare për kualifikim në Ligën B të Kombeve ndaj Islandës në Murcia të Spanjës.
Një përkrahje e madhe nga shkallët e stadiumit po vjen për “Dardanët” nga shumë shqiptarë që kanë udhëtuar drejt Spanjës.
Mirëpo jo vetëm tifoz por edhe lojtarë që nuk janë ftuar nga Foda për dy sfidat e marsit janë në stadium.
Njëri nga ta është Elbasan Rashani. Ai ka postuar një fotografi në Instagram duke i dhënë mbështetje kombëtares nga shkallët e tribunës.

Rashani më herët ka qenë i ftuar në grumbullimet e Kosovës, mirëpo këtë herë nuk ka marrë një ftesë të tillë nga Foda.
Aktualisht ai djersit fanellën e Elches në la Liga 2 dhe këtë sezon me këtë skuadër ka luajtur shtatë ndeshje ku ka realizuar dy gola./Arbresh.info
Orbán nuk do të marrë pjesë në samitin e tij të fundit të BE...
Rriten çmimet e biletave, Stacioni i Autobusëve del me njoft...
Shtëpia e Bardhë mohon se ShBA-ja ka kërkuar zgjatje të armë...
Luis Enrique “makthi” i skuadrave angleze në Lig...
ShBA: Asnjë anije nuk ka kaluar bllokadën në 48 orët e para
Konfirmohet rasti i parë i lisë së deleve/dhive në Kosovë