Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës ka realizuar një operacion, në Gjakovë pas pranimit të informatave të besueshme për organizimin e bixhozit të paligjshëm në një objekt banesor në këtë qytet.
Sipas policisë me të marrë informatën, policia ka ndërmarrë veprime të menjëhershme duke ekzekutuar urdhër-kontrollin në dy lokacione të dyshuara.
“Si rezultat i këtij aksioni, janë arrestuar dhjetë persona të dyshuar (meshkuj të moshës madhore), të cilët, pas intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës, me vendim të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, përderisa rasti po hetohet në drejtim të veprave penale: ‘Organizimi i skemave piramidale apo bixhozit të paligjshëm’, ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’”, thuhet në njoftim.
Gjatë këtij operacioni, njësitë policore kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
Tre aparate të lojërave të fatit (APEX),
Rreth 6 mijë euro dhe disa qindra të tjera në valuta të ndryshme të vendeve të tjera,
“Qipa të pokerit” dhe letra bixhozi,
Një pistoletë me një karikator./Arbresh.info/




Sot fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4