Departamenti i Shtetit i SHBA-ve ka publikuar raportin e vitit 2025 mbi Strategjinë Ndërkombëtare të Kontrollit të Narkotikëve, i njohur si INCSR, i cili fokusohet në përpjekjet për luftimin e pastrimit të parave dhe financimit të aktiviteteve të paligjshme, përfshirë ato të lidhura me narkotikët.
Ky raport është një nga instrumentet kryesore për vlerësimin e masave të marra nga shtetet për të adresuar kërcënimet globale të pastrimit të parave dhe luftën kundër financimit të terrorizmit.
Në raportin e DASH-it për luftimin e krimit, përmendet ngritja e aktakuzës ndaj Milan Radojçiq dhe të tjerëve, të cilët ishin pjesëmarrës në sulmin terrorist të 24 shtatorit 2024 në Banjskë.
Raporti thekson se, duke shfrytëzuar aftësitë dhe mentorimin e ofruara nga Zyra Ndërkombëtare e Zhvillimit Prokurorial, Ndihmës dhe Trajnimit (OPDAT), një prokuror në Kosovë ngriti aktakuzën ndaj 45 të pandehurve, përfshirë Radojciq.
“Në Kosovë, duke përdorur aftësitë dhe mentorimin e mësuar nga OPDAT, një prokuror ngriti një aktakuzë kundër 45 të pandehurve, përfshirë Milanin Radoiçiq, nënkryetar i partisë kryesore serbve të Kosovës, i sanksionuar nga Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja (OFAC).”, thekson Departamenti i Shtetit.
Raporti INCSR është një analizë vjetore që i jep shtetit të SHBA-së mundësinë të monitorojë dhe vlerësojë përpjekjet e shteteve të tjera në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të aktiviteteve të paligjshme.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës