Presidenti Donald Trump pritet të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për mbylljen e Departamentit Federal të Arsimit (DoE), një lëvizje që synon të zvogëlojë qeverinë federale dhe të kursejë fonde.
Departamenti i Arsimit është përgjegjës për administrimin e huave studentore federale, ndihmën për studentët me të ardhura të ulëta dhe financimin e programeve për nxënësit me aftësi të kufizuara. Megjithatë, shumica e shkollave në SHBA administrohen dhe financohen nga shtetet, ndërsa vetëm 13% e fondeve vijnë nga burime federale.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, shpërbërja e departamentit do të përmirësojë rezultatet e testimeve të studentëve dhe do të reduktojë shpenzimet qeveritare. Por Demokratët dhe kritikët e kësaj lëvizjeje paralajmërojnë se ajo mund të dëmtojë studentët më të cenueshëm, të cilët varen nga ndihmat federale për arsimin e tyre.
Ky vendim vjen si pjesë e një sërë masash të administratës Trump për të reduktuar madhësinë dhe ndikimin e qeverisë federale./euronews
Dita e Kushtetutës, Haxhiu: 9 prilli shënon ditën kur shteti...
Barça merr një lajm të mirë nga De Jongu
Qendra serbo-ruse merr mbi dy milionë euro nga buxheti i Ser...
Osmani: Beteja e Koshares – flakadani që nuk shuhet kurrë!
Kurti: 27 vite më parë, filloi shembja e kufirit mes Kosovës...
“Mendoj se duhet të jemi me fat që humbëm vetëm 2-0″ &...