Islanda është mysafire e Kosovës në kuadër të ndeshjes së parë të play-offit të Ligës B të Nations League.
Para sfidës së nesërme në konferencë për media ka dal trajneri i Islandës, Arnar Gunnlaugsson, së bashku me kapitenin e ri, Oskarsson, shkruan Arbresh.info.
Kapiteni i Islandës i cili është vetëm 20-vjeçar theksoi se dy ndeshjet me Kosovën do të jenë të vështira.
“Ne e dimë se Kosova ka disa lojtarë të mirë dhe i dimë kualitetet e tyre. I kemi analizuar dhe e dimë se do të jenë dy ndeshje shumë të vështira. Kosova ka disa mbrojtës të mirë dhe lojtarë që dalin para shumë shpejt. Mendoj se do të varet nga ne që të jemi në gjendje t’i ndalim rreziqet që vijnë nga ta në këto dy ndeshje”, ka thënë kapiteni Oskarsson.
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave luhet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45.
Sfida e kthimit luhet me 23 mars në Murcia të Spanjës, e cila përcakton se kush do të luaj në sezonin e ardhshëm në Ligën B të Nations League./Arbresh.info
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...