Policia e Kosovës ka sekuestruar tre armë zjarri dhe 188 fishek në Prizren.
Policia ka njoftuar se është bërë kontroll në shtëpinë e të dyshuarit ku janë gjetur armë, municion dhe mjete tjera të dyshimta.
– 1 Pushke gjuetisë me 20 fishek
– 1 Pistoletë Ekoll special 99, me 20 fishek,
1 Pistoletë M57, me 48 fishek,
– 1 gëzhojë
– 100 fishek,
– 1 Shufër me hapje
– 1 Thikë me gjatësi tehu 21cm
Për realizimin e urdhër kontrollit, është njoftuar Prokurori i Shtetit.
Në të këtë rast janë sekuestruara armë, municione dhe mjete tjera dhe janë filluar hetimet për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim i pa autorizuar i armës”.
“Është me rëndësi të ceket se I dyshuari i rastit , S.M., mashkull 40 vjeçar, është arrestuar me datë 03.03.2025 për veprën penale Lëndim i Lehtë Trupor (Dhunë ne Familje) dhe i njëjti ndodhet në Paraburgimit”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/




Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...