Një 28-vjeçar është arrestuar në Prizren për fajde.
Policia mëngjesin e së enjtes ka nisur operacionin për arrestimin e të dyshuarit, pas hetimeve në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren dhe një ekip nga Drejtoria e Krimit të Organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë -Prishtinë.
I dyshuari, E.K., 28 vjeçar, dyshohet se ka kontraktuar një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të dhënies së borxhit, duke shfrytëzuar gjendjen financiare të rënduar të viktimës.
Ai ka ngarkuar viktimën me kamata mujore, të cilat kanë arritur shumën mbi 100,000 euro.
Gjatë operacionit, është kontrolluar banesa e të dyshuarit në Prizren, ku janë sekuestruar prova që lidhen me veprën penale.
“Pas arrestimit i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare dhe me aktvendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Prizren, i caktohet masa e ndalimit për 48 orë. Rasti është duke u hetuar nga Sektorin Rajonal i Hetimeve -Prizren”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Protesta e 17 shkurtit/Trafiku urban do të jetë pa pagesë
Tejkaluan shpejtësinë e lejuar, policia gjobit me nga 200 eu...
Rama: Mospërfshirja e buxhetit të Prishtinës cenim i rendit ...
Osmani uron Ditën e Komunitetit Ashkali në Kosovë
17 shkurti njihet zyrtarisht në Arizona si Dita e Pavarësisë...
Klaebo shkruan historinë, fiton medaljen e katërt të artë