Albi Mall Superliga e Kosovës rikthehet sot (e martë) me xhiron e 24-të, ku sipas programit do të luhen dy ndeshje.
Vëmendja kryesore është në Gjilan atje ku dy ekipet e para në tabelë, Drita dhe Ballkani do të përballen me njëra-tjetrën në stadiumin me bari sintetik.
Duke marrë parasysh se Drita me 50 pikë të grumbulluara ka një diferencë prej 12 pikësh me Ballkanin që numëron vetëm 38 sosh, do të jetë një derbi tejet interesant që mund t’i jap vulë kampionatit.
Për këtë arsye, mysafirët do të synojnë fitoren për të vazhduar të shpresojnë që ta mbrojnë titullin kampion, teksa vendasit për të ‘blinduar’ pozitën e parë në renditje.
Në anën tjetër kemi duelin tjetër mes Ferizajt dhe Llapit që po ashtu premton një ‘luftë’ në fushë mes të dy ekipeve.
Kjo pasi diferenca e pikëve mes të dyjave është vetëm tri pikë, me Ferizajn që mban aktualisht pozitën e gjashtë në tabelë me 29 pikë të grumbulluara, teksa Llapi renditet në të nëntin me 26 sosh.
Që të dy këto ekipe vijnë pas fitoreve ndaj Suharekës dhe Dritës respektivisht, andaj do të synojnë ta vazhdojnë këtë ritëm.
Të dy këto ndeshje pritet të nisin me fillim nga ora 14:00./Telegrafi/
Presidenti Trump uron Presidenten Osmani: Mbështesim fuqishë...
Liverpooli po përgatit një ofertë prej 95 milionë eurosh për...
OVL-UÇK: Një rezolutë e mbështetur nga 30 deputetë zviceranë...
Në Spitalin e Mitrovicës hiqet me sukses një tumor rreth 4 k...
Drin Kokaj debuton sot në ‘Milano Cortina 2026’
4 miliardë euro për 2026, Instituti GAP: Rritje për pensione...