Vincent Kompany është një nga ata lojtarë që ka bërë tranzicionin nga lojtar në trajner.
Kompany, për “DAZN” ka folur për këtë ndryshim në karrierën e tij.
“Unë mund të identifikohem me shumë lojtarë me lojtarët që shoh këtu. Nuk ka ndonjë ndryshim të madh me dhomat e zhveshjes që njihja në Manchester City. Është padyshim një avantazh. E di se çfarë i motivon ata. Unë e kuptoj se cilat janë ambiciet e tyre, cilat janë shqetësimet e tyre të thjeshta. Ndonjëherë, nuk ka të bëjë gjithmonë me gjërat e mëdha, por mund të kuptojnë gjërat e vogla që ata po kalojnë atje. Unë kam qenë në këto lloje dhomash të zhveshjes dhe jam me fat që kam një grup shumë të mirë lojtarësh që kënaqen duke kaluar kohën e tyre së bashku, gjithashtu e kuptoj se sa e rëndësishme është të mbrosh këtë dinamikë”, u shpreh Kompany.
Kompany on transitioning from being a player to a coach: “I can identify with a lot with the players I see here. There is not a big difference with the dressing rooms I knew at Manchester City. It’s definitely an advantage. I know what motivates them. I understand what their… pic.twitter.com/kKWjmwuSPj
— Bayern & Germany (@iMiaSanMia) March 4, 2025
Kompany, ka menaxhuar në karrierën e tij skuadra si Anderlechti, Burnley dhe së fundi te Bayerni.
Madje belgu në sezonin e tij të parë te Bayerni, ka gjasa të mëdha që të fitojë titullin e tij të parë në Bundesliga.
Ish-mbrojtësi belg, njihet për karrierën e tij futbollistike ku luajti për Anderlechtin, Hamburgun dhe Manchester Cityn ku kaloi pjesën më të lavdishme të karrierës tij ku ishte edhe kapiten./IndeksOnline/
Policia e Prishtinës ekzekuton 191 urdhëresa gjykate brenda ...
Haxhiu priti ambasadorin britanik, në fokus zgjedhjet dhe st...
Gjini: Mirënjohës për besimin, falënderim të veçantë për Ram...
Marrëveshja SHBA-Iran “95% e përfunduar”, por jo gati për në...
Aksident tragjik në Shqipëri, humb jetën një 7-vjeçar në aks...
Prokuroria e Pejës ngrit 139 aktakuza ndaj 142 personave për...