Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se SHBA do të marrë shumë para në të ardhmen nga një marrëveshje e madhe me Ukrainën e cila sipas tij do të nënshkruhet në SHBA nga Zelensky.
Trump sugjeron se SHBA ishte vënë në një “pozitë shumë të keqe” nga administrata e mëparshme.
“Por ne kemi qenë në gjendje të bëjmë një marrëveshje ku do të kthejmë paratë tona dhe do të marrim shumë para në të ardhmen,” ka shtuar ai.
Trump thotë se taksapaguesit amerikanë nuk duhet ta paguajnë faturën për Ukrainën “më shumë sesa paguajnë evropianët”.
Ai sugjeron gjithashtu se një marrëveshje armëpushimi është afër, duke thënë: “Ne do të bëjmë një marrëveshje me Rusinë dhe Ukrainën për të ndaluar vrasjen e njerëzve”.
Trump e quan këtë një “gjë shumë të rëndësishme dhe një arritje të madhe” dhe u ka thënë gazetarëve në sallë se ekipi i tij do t’i mbajë të informuar për përparimin.
SHBA dhe Ukraina kanë diskutuar një marrëveshje për të ndarë pasurinë minerale të Ukrainës, në këmbim të ndihmës së kaluar nga SHBA dhe – ndoshta – garancive të ardhshme të sigurisë.
Por më herët, Zelensky tha se nuk ka ende garanci sigurie në marrëveshjen minerale midis Ukrainës dhe SHBA-së
“Doja të kisha një fjali për garancitë e sigurisë për Ukrainën dhe është e rëndësishme që ajo të jetë atje”, ka thënë Zelensky.
Ndërkohë Agjencia e lajmeve PA raporton se presidenti ukrainas do të vizitojë Britaninë e Madhe këtë fundjavë për tu takuar me kryeministrin Starmer i cili dihet se do të presë një numër liderësh evropianë për një samit të mbrojtjes të dielën, pas bisedimeve të tij me Trump të enjten./rtk
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...