
A table of high school students all holding multiple digital devices such as phones and tablets during a class lesson. Contemporary education and connected technology.
Qeveria daneze ka njoftuar ndryshime në ligjet ekzistuese me qëllim ndalimin e telefonave celularë në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme shtetërore.
Kjo do të bëhet me rekomandimin e Komisionit shtetëror për Mirëqenien e Popullsisë dhe praktikisht do të thotë se pothuajse të gjithë fëmijët e moshës shtatë deri në 17 vjeç do të jenë të detyruar ligjërisht të mos marrin celularët e tyre në shkollë, raporton The Guardian.
Ky njoftim vjen pasi qeveritë në të gjithë Evropën po përpiqen të vendosin rregulla më të rrepta në lidhje me aksesin e fëmijëve në telefon dhe media sociale.
Komisioni Danez i Mirëqenies u krijua me iniciativën e kryeministrit Metta Frederiksen në vitin 2023 me detyrën për të hetuar pakënaqësinë në rritje midis fëmijëve dhe të rinjve, sipas të përditshmes britanike./abcnews.al
Holanda publikon listën për Kupën e Botës
Abdixhiku vlerëson rolin e BIK-ut gjatë vizitës te Myftiu Të...
Milan afër ta emëroj trajnerin e ri, Ibrahimovic është takua...
46-vjeçari nga Kosova arrestohet në Ulqin, dyshohet se vrau ...
Takimi me kongresistët amerikanë, Haxhiu: Anëtarësimi në NAT...
Belgrano fiton titullin historik pas rikthimit të çmendur nd...