Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se këtë vitë organizatat që merren me cështje sociale dhe familjare do të mbështeten me 2.5 milionë euro.
Me anë të një postimi në Facebook, Haxhiu tha se kjo mbështetje është 184 për qind më e lartë se në vitin 2020.
“Ministria e Drejtësisë ka hapur thirrjen publike për mbështetjen finaciare për projektet e OJQ-ve të licencuara në fushën e shërbimeve sociale dhe familjare. Këtë vit, mbështetja financiare për OJQ-të është 2.5 milion € apo 184% më e lartë se në vitin 2020, ku buxheti për këto shërbime ka qenë 880 mijë €. Kjo mbështetje tregon përkushtimin e Qeverisë për fuqizimin e shërbimeve sociale dhe familjare”, ka shkruar ministrja Haxhiu./Arbresh.info
Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...