Me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga Guvernatorja e Përgjithshme e Commonwealth-it të Australisë, Sam Mostyn AC.
Në urimin e saj, Guvernatorja Mostyn i përcolli Osmanit dhe popullit të Kosovës urimet e përzemërta në emër të Qeverisë dhe popullit australian, duke nënvizuar rëndësinë e vazhdimit të marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit në mes dy vendeve.
“Më lejoni të shpreh besimin tim se marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve tona do të vazhdojnë të lulëzojnë edhe në vitin e ardhshëm”, thuhet në urimin e Guvernatores Mostyn./Arbresh.info/
Publikohet agjenda për shënimin e Epopesë së UÇK’së, MB fton...
Kurti dhe McGurk flasin për rëndësinë e avancimit të reforma...
Lutfi Haziri: Presidenti ri kalon kah zyrat e LDK-së
Nga nëntoka e Trepçës nxirret një kristal gjigant
Prishtinë: Dogana zbulon mbi 500 mijë euro mallra të dyshuar...
30 ditë paraburgim për dy serbët e dyshuar për rastin e parc...