Llapi ka gjetur rrugën tek fitoret në kampionat, pasi kanë triumfuar me rezultat 3-0 në udhëtim ndaj Feronikelit ‘74 në kuadër të javës së 20-të në elitën e futbollit kosovar.
Në pjesën e parë nuk pati aq shumë raste për gol, megjithëse llapjanët ia dolën ta gjejnë golin e avantazhit.
Ishte Valmir Veliu ai i cili u përkujdes për t’i dhënë epërsinë Llapit në këtë takim duke realizuar për 1-0 në minutën e 10-të.
Gjatë pjesës së dytë, Llapi ia doli të shënojë edhe dy herë të tjera duke siguruar fitoren e parë në kampionat pas shumë kohësh.
Në minutën e 62-të lojtari vendas Armend Halili shënoi në rrjetën e portës së tij për epërsinë e Llapit prej 2-0.
Për epilogun përfundimtar të ndeshjes 3-0 në skenë doli sërish Veliu, i cili shënoi sërish në minutën e 66-të pas asistimit të Ardit Tahirit.
Me këtë fitore Llapi shkon në kuotën e 21 pikëve të grumbulluara, por vazhdon të mbetet në pozitën e nëntë në tabelë, teksa Feronikeli ‘74 me vetëm 10 sosh mban pozitën e dhjetë./Telegrafi/
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë