Seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë ka pasur tensione.
Deputeti demokrat, Flamur Noka ka goditur me shishe ministrin Taulant Balla, teksa ky i fundit po fliste nga vendi i tij.
Noka është përplasur me gardistët, të cilët e kanë ndaluar t’i afrohej ministrit.
Për shkak të kësaj sjelljeje, kryeparlamentarja Elisa Spiropali vendosi përjashtimin e Nokës nga seanca.
Ndryshimet në kodin zgjedhor pritet të miratohen sot në kuvend. Të dy palët pritet të miratojnë ndryshimin që shteti do të paguajë postën për votat e diasporës, duke mos lënë asnjë kosto për emigrantët në këtë proces.
Një tjetër ndryshim është afrimi i afatit për regjistrimin e kandidatëve dhe partive për t’i dhënë më shumë kohë KQZ-së për pergatitjen e fletëve të votimit dhe dërgimin e tyre tek diaspora.
Ndërkaq, PS nuk pranon propozimin e opozitës për votim me dokumenta të huaja, ndërsa ka pranuar propozimin që votat e diasporës të numërohen nga komisionerë politikë./abcnews.al
Hamza në Presidencë për takim me Osmanin: Do t’i shqyrtojmë ...
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit