Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë seancës ku do të vlerësohej masa e sigurisë, ka deklaruar se ende nuk i është “shpjeguar edhe sot pse është i arrestuar”.
Sipas gazetares së RTSH 24, Lusi Përgjegji, e cila po ndjek seancën pranë GJKKO-së, Veliaj ka deklaruar se si kryetar bashkie i votuar nga populli i Tiranës, “kam bërë detyrën time”.
“I kam hyrë në hak familjes se kam punuar edhe të shtunë, edhe të diel, edhe për festa. Por mallkuar qoftë ai që punon në këtë vend, se bëhet objekt sulmi dhe gjendet në këtë situatë qe jam unë sot”, ka deklaruar Veliaj.
Kryebashkiaku ka sqaruar edhe pretendimet e organit të akuzës, në lidhje me vilën në Qerret.
“Vila në Qerret nuk është e jona. Është e natyrshme që aty do gjenden lodrat e fëmijës sim dhe se bashkëshortja ime është fëmijë i vetëm dhe vjehrra ime, dhe nuk e di pse duket kaq e panatyrshme, që të jenë lodrat e fëmijës tek shtëpia e gjyshes”, ka deklaruar Veliaj./rtsh.al/
Oda Ekonomike Amerikane: Kosova të zhvillojë infrastrukturën...
Ra në krye të detyrës në Maliq, polici do të varroset në ven...
Kusari-Lila sot mban konferencë për media, njofton masa të r...
Panairet ekonomike, Kurti: Ekonomia e Kosovës rritet përmes ...
Kosova dhe Serbia japin zotime për normalizim, pajtim dhe ra...
6 shtetas shqiptarë ekstradohen sot nga Dubai, dyshohet se j...