Gazetari Faton Osmani, i cili ndërroi jetë të martën në moshën 49 vjeçare, do të varroset sot.
Në njoftimin mortor nga familja e gazetarit bëhet e ditur se Osmani do të varroset në varrezat e lagjës Arbëria në Prishtinë në ora 12:00, përcjell Arbresh.info.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar familjarë e miq,
Zemërthyem ju njoftojmë se sot babi na la, i rrethuem me më të dashtunit e vet.
Varrimi mbahet nesër (12 shkurt – 12:00) në Prishtinë, ndërsa e pamja do të vazhdojë tri ditë (për vendin, do t’ju njoftojmë me kohë).
Faleminderit stafit mjekësor dhe të gjithëve që na qëndruan pranë gjatë ditëve tona më të vështira.
E ty, bab, do t’kujtojmë e do t’përpiqemi të t’bëjmë krenar deri në frymën e fundit.
Deri në takimin tjetër,
Sevda, Enea dhe Ermoni.
Rama: Do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në kryeqytet
Gjesti dorëzon kallëzim penal ndaj Onima për të drejtat e au...
Rama: Negociatat me BE-në, proces historik që transformon sh...
Kurti kundërshton heqjen e akcizës dhe TVSH-së për naftën
Rikthehet furnizimi me energji elektrike pas ndërhyrjeve në ...
Eskalon protesta, protestuesit kalojnë me forcë policinë