Vetura e re më e pritur e vitit 2025 është parë në testim në mot të ftohtë, duke zbuluar më shumë nga sekretet e saj të fshehura të dizajnit, përpara debutimit të plotë më vonë këtë vit.
Jaguar Type GT i ardhshëm është vlerësuar nga marka si një nga modelet më ambicioze në historinë e saj të gjatë dhe këto imazhe të reja ofrojnë më shumë të dhëna se çfarë saktësisht mund të presim.
Ndryshe nga fotot shumë të kuruara të një prototipi të publikuar nga Jaguar vitin e kaluar, këto foto ofrojnë një pasqyrë të qartë në përmasat e veturës së re, përcjell Telegrafi.

Edhe pse Jaguar i ka veshur një shtresë të trashë kamuflazhi, gjerësia e madhe është menjëherë e dukshme.
Siç është dokumentuar mirë pas një fushate të diskutueshme marketingu, Jaguar do ta zbulojë këtë model më vonë këtë vit.
Kjo do t’i hap rrugën për një linjë të re të modeleve elektrike luksoze.

Ndërsa dërgesat e klientëve do të fillojnë në fund të vitit 2026.
GT me katër dyer ende i paemëruar do të jetë vetura e parë me platformën e re të Jaguar Electric Architecture.
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...
Anija turke e peshkimit sulmohet në Detin e Zi, një viktimë ...
Presidentja sllovene ngre flamurin Palestinez në Pallatin Pr...