Të paktën 30 persona janë raportuar të zhdukur pas një rrëshqitjeje dheu në Kinën jugperëndimore, sipas mediave shtetërore kineze. Rrëshqitja e dheut goditi fshatin Jinping në provincën Sichuan duke varrosur 10 shtëpi dhe duke bllokuar disa banorë. Dy persona u shpëtuan.
Një qendër komandimi është ngritur në vendngjarje sipas një deklarate nga byroja e menaxhimit të emergjencave të qarkut, shkruan BBC.
Presidenti i Kinës Xi Jinping ka urdhëruar një shpëtim “të gjithanshëm” të të bllokuarve. Qindra punonjës të urgjencës janë duke kërkuar për të mbijetuar, sipas një deklarate nga Ministria e Menaxhimit të Emergjencave të Kinës.
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...