Kanë përfunduar dy ndeshjet e javës së 19-të në elitën e futbollit tonë.
Prishtina dhe Suhareka kanë ndarë pikët duke luajtur baras 2-2, të shtunën në ‘Fadil Vokrri’.
Prishtinasit të parët kaluan në epërsi me përmes Leotrim Kryeziut (37’), mirëpo, skuadra mike shtatë më minuta më vonë barazoi shifrat në 1-1 falë autogolit të Ardian Limanit, rezultat më të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.
Lojë interesante u zhvillua edhe në fraksionin e dytë. Suhareka gjen golin e epërsisë më anë të Mevlan Zekës (56’).
Megjithatë, kryeqytetasit ia dolën që të barazojnë rezultatin me Leotrim Kryeziun (80’), i cili shënoi golin e tij të dytë personale në këtë duel duke ia siguruar një pikë Prishtinës.
Pas këtij barazimi, Prishtina ka 28 pikë në vendin e katërt, kurse, Suhareka dy pikë më pak në pozitën e pestë.
Ndërkohë, Gjilani pjesën e dytë të garave, e ka nisur me fitore duke mundur në udhëtim Llapin, me rezultat 0-1.
Në një sfidë interesante, gjilanasit me golin e Sabit Bilalit (61’) arkëtuan pikët e plota nga ky udhëtim aspak i lehtë.
Gjilani tani 24 pikë në mesin e tabelës, derisa Llapi është e parafundit me vetëm 18 sosh./rtk/
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...