Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, vizitoi familjen Dedushaj për t’u shprehur ngushëllime pas vdekjes së profesorit Isuf Dedushaj.
Haradinaj i dhuroi familjes Dedushaj medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”, post mortem, për kontributin e tij në çështjen kombëtare.
Në një postim në Facebook, Haradinaj theksoi se profesori la gjurmë të thella në fushën e dijes dhe shkencës, duke shtuar se ai do të mbahet mend për shumë kohë për humanizmin e tij.
“Në ngushëllime te familja Dedushaj, shprehëm pikëllimin tonë për shkuarjen e parakohshme në amshim të Profesor Isuf Dedushaj. Ai ka lënë gjurmë në sferën e dijes e shkencës dhe do të mbahet mend për shumë kohë për humanizmin e tij. Pata nderin që familjes Dedushaj, t’i japë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”, post mortem, për kontributin e jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare të Prof. Dr. Isuf Dedushaj”,shkroi Haradinaj./Arbresh.info
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...
Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci
Rozeta Hajdari tregon pse nuk është propozuar për ministre