Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton se kanë nisur hetimet ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj lidhur me raportimet për keqpërdorime të mundshme rreth procesit të transportimit të votave të qytetareve të Republikës së Kosovës në diasporë.
Në njoftimin për media thuhet, se Prokurori i Shtetit ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore nëse në raportimet në fjalë përmbushen elementet e ndonjë vepre penale që lidhet me procesin e zgjedhjeve, me qëllim të ruajtjes së këtij procesi.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë në vazhdën e aktiviteteve për ruajtjen dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, pas raportimeve lidhur me keqpërdorimet e mundshme të Ambasadorit M.B. rreth procedurës se transportimit të votimeve të qytetareve të Republikës së Kosovës në diasporë, për cka Prokurori i Shtetit filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore nëse në raportimet në fjalë përmbushen elementet e ndonjë vepre penale që lidhet me procesin e zgjedhjeve, me qëllim të ruajtjes së këtij procesi. Prokurori i shtetit në bashkëpunim dhe koordinim me të gjitha organet ligjzbatuese do të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të parandalimit të dëmtimit të procesit zgjedhor”, thuhet në komunikatën për media./Arbresh.info
Sulmet e SHBA dhe Izraelit, vritet kreu i inteligjencës së G...
Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup, Spiropali apelon p...
E ardhmja ende e paqartë: Agjentët e Vini Jr kontaktojnë gji...
42 aksidente trafiku e mbi 2 mijë gjoba të shqiptuara gjatë ...
Çmimet e derivateve: Edhe sot 1 litër naftë duhet të shitet ...
Trump ia zgjat afatin Iranit për hapjen e Ngushticës së Horm...