Situata virale në Durrës është në kulmin e saj me afro 500 vizita në ditë në spitalin rajonal. Mjekët bëjnë apel për vetëtrajtim në kushte shtëpie dhe shmangien e përdorimit të antibiotikëve.
Që prej mesit të janarit, situata me gripin në Shqipëri është alarmante. Vetëm në spitalin rajonal të Durrësit kryhen 500 vizita në ditë, të ndara mes urgjencës pediatrike dhe asaj të përgjithshme. Nga qytetarët që marrin ndihmën e mjekëve, një numër i ulët kanë nevojë të shtrohen.
Nëndrejtori i spitalit të qytetit bregdetar thekson se situata virale është mbi shifrat e zakonshme, por bën apel që qytetarët të shmangin përdorimin e antibiotikëve pa kriter.
“Aktualisht jemi në shifra më të larta se zakonisht. Bëhen rreth 300 vizita në urgjencën e madhe dhe rreth 200 në urgjencën e pediatrisë. Fatmirësisht, po spitalizohen shumë pak pacientë, dhe ata janë kryesisht kategori vulnerabël që rrezikojnë komplikacione, si të sëmurët kardiakë, moshat e vjetra, por edhe persona me sëmundje bashkëshoqëruese si diabeti apo sëmundjet imunitare”,- Elton Cekaj, nëndrejtori i spitalit rajonal të Durrësit.
Virozat kanë prekur më shumë fëmijët, për të cilët mjeku ka këto këshilla.
“Pediatrit tanë janë të angazhuar për t’i dhënë drejtim dhe zgjidhje situatave të tilla, por medikamentet kundër dhimbjes, temperaturës, banjat në shtëpi, mos përdorimi i antibiotikëve lehtësojnë gjendjen e fëmijëve, po ashtu edhe të rriturve, si dhe shkurtojnë ditët e trajtimit të gjendjeve virale. Këto kërkojnë barna kundër dhimbjeve, temperaturës, lëngje të shumta dhe veshje jo të trasha. Trendi i zakonshëm është deri në fund të shkurtit, pasi ndryshimi i temperaturave e lehtëson pak situatën dhe përmirëson e shkurton kohën e rikuperimit”,-tha Elton Cekaj.
Mjeket apelojnë që fillimisht të sëmurët të paraqiten te mjeku i familjes, duke shmangur në këtë mënyrë dhe radhët e gjata që po paraqiten për trajtim në dyert e urgjencës, me qëllim po ashtu dhe të shmangies së përhapjes më të gjerë të viruseve./euronews.al
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...
Ambasadori i ri gjerman viziton Mitrovicën e Veriut, thotë s...
FSK stërvitje ushtarake në Koliq dhe Badovc fundjavën tjetër...
Berlini dërgon aeroplanë luftarakë në Poloni për shkak të dr...
Vrasja e shqiptares në Itali, arrestohet autori i dyshuar – ...
Caktohet data kur nis gjyqi i dytë ndaj ish-presidentit Thaç...