Njëri nga themeluesit e Koalicionit për Familje, Ferid Agani ka marr pjesë në një tubim të këtij subjekti politik në qytetin e Prizrenit.
Agani para të pranishmëve ta se me Koalicionin për Familje nuk do të lejojnë që të humbin vlerat tradicionale të familjeve shqiptare, shkruan Arbresh.info
“Nuk ka qytet tjetër në trojet shqiptare në të cilin fjalët rreth ruajtjes së vlerave të traditës, kulturës e qytetarisë mund të kenë më shumë kuptim se në qytetin e Prizrenit. Historia e jona kombëtare, pjesë e rëndësishëm e cila u zhvillua në qytetin tuaj, ka paraqitur burim të pashtershëm për përpjekjet e shtet formimit. Shpresojmë që programi ynë zgjedhor të gjejë vend të mendjet dhe zemrat tuaja”, tha Agani.
“Familjet tona të cilat kanë mundësuar që kombi ynë të mbijetoj nëpër shekuj e mbi vjeçar. E tani këto vlera të familjeve tona duhet të jenë në themelet e shtetit tonë, të politikave shtetërore e jo të tentohen që këto vlera të zbehen, të tentohen të institucionalizohen forma të reja për familje. Koalicioni nuk do të lejoj këtë asnjëherë dhe hyrja jonë në Kuvendin e Kosovës do të jetë fundi i këtyre përpjekjeve”, tha Agani./Arbresh.info
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën