Zyra Kombëtare e Auditimit ka filluar auditimin e performancës për mbrojtjen e hapësirave pyjore në Kosovë. Kjo nismë është duke u realizuar për herë të parë.
Ky proces synon të vlerësojë masat për mbrojtjen nga prerjet ilegale dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve pyjore.
Ndër sfidat kryesore janë shpyllëzimi i paligjshëm, degradimi i tokës dhe mungesa e monitorimit.
ZKA ka vlerësuar të nevojshme përfshirjen e saj në këtë proces, i cili është i domosdoshëm dhe prioritet i shoqërisë e shtetit, me synim që këto burime të vlefshme natyrore të shfrytëzohen në mënyrë të qëndrueshme.
Samir Zymberi përgjegjës në ZKA në një intervistë për RTK-në sqaron se tashmë ka nisur një auditim për të vlerësuar efikasitetin e institucioneve relevante për mbrojtjen, zhvillimin dhe ripërtëritjen e pyjeve, që janë pjesë e Planit Vjetor të Auditimit 2024/2025.
Përveç vlerësimit të dokumentacioneve zyrtarët e zyrës së auditorit do të dalin edhe në terren.
Auditimi përfshin Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencinë Pyjore të Kosovës, Ministrinë e Mjedisit dhe Infrastrukturës dhe Agjencinë Kadastrale.
Auditimi pritet të ndihmojë në identifikimin e masave për përmirësimin e menaxhimit të pyjeve dhe sigurimin e qëndrueshmërisë së tyre për të ardhmen.
SHBA vijon sulmet ndaj Iranit, godet dy dronë në Ngushticën ...
Molliqaj: Sa më i madh numri i votuesve, aq më e madhe demok...
LDK u bën thirrje qytetarëve të dalin në votime: Çdo votë ka...
Mbi 304 mijë qytetarë votuan deri në orën 13:00, pjesëmarrje...
Kthehet grupi i gjashtë i haxhilerëve nga Medina, sonte prit...
Një qytetar dëmtoi fletëvotimin dhe tentoi të votojë edhe në...