Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe presidenti i entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska, Millorad Dodik, janë takuar të martën në Beograd.
Vuçiq tha se takim kishte “rëndësi thelbësore për çështjet kyç për popullin serb dhe për të ardhmen e Serbisë dhe Republikës Sërpska”.
“Qëllimi ynë i përbashkët është ta ruajmë paqen dhe stabilitetin, ta vazhdojmë dhe forcojmë rritjen ekonomike dhe t’i mbrojmë interesat kombëtare të Serbisë dhe të Republikës Sërpska”, shkroi Vuçiq në Instagram.
Ai po ashtu ka theksuar se gjatë takimit është diskutuar për festën e Sretenjës, e cila mbahet më 15 shkurt.
Më 8 qershor 2024, Qeveria e Serbisë dhe ajo e Republikës Sërpska e miratuan në një takim të përbashkët një të ashtuquajtur Deklaratë për mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike dhe të ardhmërisë së përbashkët të popullit serb.
Në dokument, ndër të tjera, thuhet se 15 shkurti është Dita e Shtetësisë së Serbisë dhe Dita e Shtetësisë së Republikës Sërpska, të cilat duhet të festohen së bashku.
Miratimi i këtij dokumenti u dënua nga anëtarët e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Denis Beqiroviq dhe Zheljko Komshiq, si dhe nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Millorad Dodik është nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe për minimin e Marrëveshjes së Dejtonit dhe pretendimet e tij për ndarjen e Bosnje dhe Hercegovinës.
Me Marrëveshjen e Dejtonit të vitit 1995, që i ka dhënë fund luftës në Bosnje e Hercegovinë, ky vend është ndarë në dy entitete autonome – Federata e Bosnje e Hercegovinës dhe Republika Sërpska – plus Qarku i Bërçkos, që është njësi administrative vetëqeverisëse.
Të gjithë bashkë janë nën ombrellën e qeverisë federale dhe presidencës me rotacion./rel
Progresi drejt integrimit në BE, Shqipëria vlerësohet poziti...
Drejtori i Psikiatrisë Forenzike: Naim Murseli i shtruar në ...
Ruben Amorim do të lërë katër yjet e Man Utd jashtë turneut ...
Netanyahu: Rënia e regjimit në Iran nuk është qëllimi jonë, ...
Izraeli paralajmëron Hezbollahun kundër përfshirjes në konfl...
I prangosur këmbë e duar, Naim Murseli dërgohet në QKUK