Policia e Kosovës gjatë patrullimit në zonën kufitare pranë Serbisë kanë hasur në një raketahedhës M80 e kalibrit 64mm.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar, Veton Elshani zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së veriut.
Elshani bëri të ditur se nga ky rast nuk ka persona të dyshuar as të arrestuar dhe zona ku është gjendur mjeti është shumë afër kufirit me Serbinë.
“Sot me dstën 03.02.2025 rreth orës 16.00 derisa policët ishin në patrullim në zonën kufitare në lidhje me informacione për rrugë alternative për kontraband të mallrave, kanë hasur në një qese najloni ngjyrë e zezë në të cilën mund të kishte diçka të dyshimtë. Pasi ka arrit në vend ngjarje edhe forenzika rajonale kemi vërejt se kemi të bëjmë me një raketahedhës M80 e kalibrit 64mm”, tha Elshani./Arbresh.info

Dita e ndeshjes: Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e ...
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4...
Një i vdekur, 24 të lënduar dhe 2,147 tiketa të shqiptuara n...
Një i lënduar nga vetaksidenti në aksin rrugor Gjilan-Kameni...
Arrestohet në Prizren i dyshuari për falsifikim dokumentesh ...
Arrestohet në Gjakovë i dyshuari për shpërndarje të material...