Rrahmani në Podujevë: Nuk do të lejojmë që gratë të lindin pa burra, e kemi amanet nga luftëtarët

20:14 | 3 Shkurt 2025
E.H

Prijësi i Koalicionit për Familje Eman Rrahmani, është mirëpritur me duartrokitje e brohoritma në një tubim në Podujevë.

Në fjalën e tij të rastit, ai premtoi paraqitjen e dinjitetshme të qytetarëve në Kuvendin e Kosovës, raporton Arbresh.info.

Teksa theksoi angazhimin e vazhdueshëm të Koalicionit për mbrojtjen e vlerave të familjes, Rrahmani potencoi se nuk do të lejoj votimin e Kodit Civil në Kuvendin e Kosovës, përfshirë martesat me gjininë e njëjtë e ndryshimin e gjinisë.

“Kjo nismë do të arrijë të ju përfaqësoj në mënyrë më të dinjitetshme në Kuvend. Koalicioni për Familjen është koalicion i cili është nis nga qytetarët. Është koalicion i cili do të vazhdoj të qëndroj sepse ka në krah qytetarët, është nevojë që ky koalicion të jetë në Kuvendin e Kosovës sepse anëtarët e tij, kanë mbrojt vlerat e familjes për katër vite. Ky koalicion do të vazhdoj të angazhohet në mbrojtjen e vlerave. Për katër vite janë mundu që vendit tonë me ju ofru një model ndryshe sepse nuk ju kanë pëlqyer familjet tona ku ka babë e nënë. Filluan me ligjetmu me martesat burrë me burrë e gru me gru, nuk kanë me guxu me koalicionin me sjellë kësi ligje në Kuvend. Nuk kemi me leju që gratë të lindin pa burra, që të lindin fëmijë pa babë sepse e kemi amanet nga ata që luftuan. Gruaja, nëna është qënja më e rëndësishmë për secilin që jeton këtu”, tha Rrahmani.

Ndër të tjera, Rrahmani ka falënderuar anëtarin e Listës për Familje, Visar Korenica për të cilin thotë se është angazhuar maksimalisht në Kuvendin e Kosovës.

Tutje, prijësi i Listës për Familje tha se presidenti Trump ndaloi financimin e organizatave të cilat në emër të feminizmit janë mundur të përçajnë marrëdhëniet burrë e grua.

“Nuk arritën me i kalu këto ligje e sjellin ligjin për me ndërru gjinin. Na duhet mobilizim që këto mos të lejohen kurrë në familjet tona. Vlerat më të larta familjare të organizuara i kanë shqiptarët. Financat e organizatave janë ndal që në emër të feminizmit kanë mundu që burrin me grua me shfaq armik me njëri tjetrin. E kemi detyru secilën parti që nëpër fushata me fol për familjen sepse më herët as që ju kanë kujtuar. Sot edhe pse flasin për familjen, ata flasin për një familje krejt tjetër. Kanë provu me ba familje ku fëmijës i kanë thanë që mund ti kesh dy baba ose dy nëna. Ose familje me prind 1 dhe prind 2”, tha Rrahmani.

Përkundër gjobave, ai tha se nuk do të ndalet sepse nuk ka ndëshkim që mund të ndaloj që emrin e nënës e babës me dorëzu. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale