“Kur na ndajnë më pak se 100 ditë nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kryesocialisti Edi Rama, mblodhi këtë të hënë drejtuesit politikë të qarqeve me fokus organizimin e brendshëm të partisë.”
Në takimin që zgjati dy orë, mësohet se Rama u kërkuar të tijve që të angazhohen më shumë për të rritur numrin e të regjistuarve nga diaspora, kryesisht në qarqet ku numri i emigrantëve është ende i ulët.
Referuar të dhënave të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, qarqet qe kanë numrin të ulët të regjistruarve janë Kukesi, Gjirokastra dhe Dibra. Ndërsa numrin më të lartë të regjistruave e ka qarku i Tiranës me mbi 25 mijë kërkesa, I ndjekur nga qarku i Fierit me mbi 18 mijë kërkesa.
Një tjëtër shqëtësim i kryesocoalistit ka qwne edhe numri i lartë i të refuzuarve nga Kqz, kjo edhe përshkak të gabimeve që shtetasit shqiptare kanë bërë në deklarimin e adresave. Gjithashtu, Rama ka kërkuar identifikimin e votuesve potencial të Partisë Socialiste, duke shprehur edhe ambicien për një rezultat pozitiv në diasporë.
Përtej diasporës, drejtuesit politikë kanë nisur punën për projektimin e skuadrës me të cilët socialistët do të përfaqesohen në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, në përmbushje edhe të objektivit prej 84 mandatesh./abcnews.al
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën