Policia e Kosovës ka shqiptuar gjobë prej 500 eurosh ndaj një 40 vjeçari në Ferizaj, pasi po drejtonte automjetin me drita rrotative
Ndaj tij policia ka shqiptuar edhe masa mbrojtëse heqje e patentë-shoferit për 3 muaj, shkruan Arbresh.info

Njoftimi plotë:
Më datë 27.01.2025, rreth orës 18:00, policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj kanë tentuar të ndalojnë një automjet tip Audi Xhip me targa vendore, i cili po lëvizte në rrugët e fshatit Talinovc i Muhaxherëve në drejtim të rrugës magjistrale Ferizaj – Prishtinë.
Por pas verifikimit të pamjeve nga kamerat e sigurisë, policia ka arritur ta identifikojë dhe ta ftojë në stacionin policor drejtuesin e automjetit, N.RR. (M/K), 40 vjeç. Pas intervistimit, ndaj tij është shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej 500 eurosh si dhe masa mbrojtëse heqje e patentë-shoferit për 3 muaj.
Policia Rajonale e Ferizajt fton qytetarët të bashkëpunojnë dhe të raportojnë çdo shkelje në komunikacion, duke njoftuar stacionin më të afërt policor ose përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, si dhe në numrat kujdestarë:
192, 0290/326-250, 0290/322-406.
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit
LDK i mbështet amendamentet e Osmanit
Lista Serbe nuk është e pranishme në seancë
Nagavci: Presidenti i zgjedhur nga populli rrit legjitimitet...
Hamza: PDK do që presidenti të zgjedhet nga populli, por kjo...
Rashiq: Nuk besoj se Lista Serbe do të jetë konstruktive për...