Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka mbajtur një tubim madhështor në Fushë Kosovë, ku u shpreh i bindur në fitoren e partisë së tij.
Ai theksoi se ky mobilizim është vazhdimësi e “termetit politik” të nisur në Pejën e Dukagjinit, Ferizaj dhe tani në Fushë Kosovë, duke e cilësuar këtë valë përkrahjeje si një “uragan të fitorës së madhe”
“Fushë Kosova bastion i pamposhtur i Lidhjes Demokratike. Më duhet të them se pa perde e pa karrige, sot në Fushë Kosovë, i paskeni vendosur kapak mobilzimit tonë. Kështu pra bëhet një tubim i LDK-së. Kështu pra mbahet uragani i fitores sonë të madhe që tashmë po na vjen! Tërmetit politik të nisur në Pejën e Dukagjinit pardje, të vazhduar në Ferizajin tonë dje, po i përgjigjet edhe Fusha e Kosovës sot. LDK është ngritur në këmbë tashmë.Prandaj, më lejoni të ju them, se po shkojmë veç për fitore dhe asgjë më pak se kaq! FITORE DHE ASGJË MË PAK SE KAQ FITORE.” – tha Abdixhiku.
“Shumica e milionerëve janë bërë në kohën e LDK-së”, Vitia i...
Kusari-Lila thotë se me uljen e TVSH-së nuk përfitojnë qytet...
Papa Leo fton Izraelin dhe Iranin për rifillimin e dialogut
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...
Presidenti izraelit bisedon me Papën për luftën me Iranin