Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubimin elektoral me qytetarët e Suharekës. Para tyre, kandidati për kryeministër, Albin Kurti, foli për të arriturat gjatë qeverisjes së tij në të gjithë fushat, në këtë komunë.
Kandidati për kryeministër, Albin Kurti, po ashtu, premtoi se do të ketë investime edhe në Suharekë, por edhe në gjithë Kosovën, duke shtuar se do të ketë rritje të buxhetit për shumë kategori shoqërore, edhe për ushtrinë, deri 1 miliard euro.
Albin Kurti, kandidat për kryeministër, foli edhe për buxhetin në ushtri dhe energji.
Ndërsa, Arbërie Nagavci, para qytetarëve tha se nuk ka kategori shoqërore, familje që s’e ka ndjerë dorën e qeverisë, ndërsa është investuar edhe në sferën e arsimit.
“Kemi shtuar zhvillimin ekonomik edhe sovranitetin, ne kemi zhvilluar edhe dialog të suksesshëm në Bruksel. Me qeverinë tonë do të kemi Kosovë stabile”, ka thënë Kurti.
Ai ka premtuar se do të investojë edhe ne infrastrukturë, në ndërtimin e autostradës, por edhe në rrugët regjionale, si dhe investime të tjera që përmirësojnë jetën e qytetarëve të Suharekës, por edhe në të gjithë vendin./rtk
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...
OKB pritet të votojë për një plan për hapjen e Ngushticës së...
Haziri: Abdixhiku takohet me Kurtin të hënën në mëngjes
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë