Mbrëmjen e sotme është duke u zhvilluar ceremonia gala “Topi i Artë 2024”. FSHF-ja do të vlerësojë më të mirët e futbollit shqiptar në vitin që lamë pas.
Talenti kosovar, Ermir Rashica fitoi çmimin “Talenti i vitit 2024”. Ishin trashëgimtarët e Sabah Bizit dhe Sefedin Brahos ata që dorëzuan trofeun për Rashicën.
Të nominuar për këtë kategori ishin edhe Ermal Meta, Ledjo Tresaj dhe Ergis Arifi.
Rashica është pjesë e Skënderbeut dhe zhvilloi një sezon të shkëlqyer, duke shënuar gola të rëndësishëm dhe duke udhëhequr skuadrën drejt objektivit “Final Four”./Arbresh.info
Protesta në Meksikë para Kupës së Botës, rreth 130 mijë pers...
Osmani dhe Abdixhiku takojnë kongresistin amerikan Keith Sel...
Shpëtohet bjeshkatari gjerman 48-vjeçar në Luboten
Pacolli uron Kurban Bajramin: Kjo festë të na afrojë më shum...
Hakimi dhe Dembele rikthehen në stërvitje me PSG-në, të gats...
Rama në Konferencën Ndërqeveritare: Shqipëria s’ka alternati...