Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një person të dielën në Mitrovicën e Veriut i dyshuar për veprën penale “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armeve”.
Në njoftimin për media thuhet se gjatë një kontrolli rutinorë është ndaluar një automjet, ku pas kontrollit të detajuar në bagazhin e automjetit kanë gjetur dhe më pas kanë konfiskuar një armë e llojit AK-47, një karikator, pesë (5) fishek të kalibrit 7.62 mm si dhe pajisje për prodhimin e kriptovalutave, përcjell Arbresh.info.
“Në cilësinë e të dyshuarit është arrestuar personi S.D. 52-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës. I njëjti, me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë. Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontrolle apo posedim i paautorizuar i armëve””, thuhet në njoftim.
“Këto aktivitete policore pasqyrojnë përkushtimin dhe përpjekjet tona të vazhdueshme kundrejt armëve të zjarrit pa leje, për të garantuar sigurinë publike për respektimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjithë qytetarëve. Në të njëjtën kohë i bëjmë thirrje publikut të raportojë çdo aktivitet të dyshimtë për të na ndihmuar në misionin tonë për të ruajtur paqen dhe sigurinë”, njofton Policia e Kosovës./Arbresh.info
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...