Koalicioni ‘Lista për Familjen” sot ka vizituar Odën Ekonomike të Kosovës, ku kanë pasur mundësinë që të shohin nga afër punën dhe angazhimin e saj për mbështetje dhe zhvillim të biznesit në vend.
Oda Ekonomike pati disa kërkesa ku tri ndër to ishin; sfida e fuqisë së punëtorëve dhe reforma në shëndetësi si një urgjencë e madhe.
Lideri i kësaj partie, Selim Pacolli tha se bizneset duhet të kenë një qasje të barabartë.
“Ne konsiderojmë që ngritja e një gjykate ekonomike që do të merrej me konteste të tilla, zonat e lira ekonomike është e duhur që bizneset të kishin një qasje të barabarte, por uljen e kostove të fuqisë punëtore. Ne do të insistojmë që këto çështje të shtyhen përpara. Mungesa e fuqisë se punëtorëve ballafaqohemi secili prej nesh”, tha tutje Pacolli.
Ndryshe, ky aktivitet ka për qëllim të theksojë angazhimin e liderëve të koalicionit për përmirësimin e kushteve për bizneset në Kosovë./Arbresh.info
Kvaratskhelia për finalen me Arsenalin: Ndeshja më e madhe e...
Sot është ditëlindja e Nexhmije Pagarushës
Enrique pasi arriti finalen: Mbrojtja ishte më e mirë se sul...
“Shumë gjëra shkuan kundër nesh” – Kompany...
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...