Të paktën 70 persona kanë vdekur pasi një cisternë benzine ka shpërthyer në Nigerinë veri-qendrore.
Shpërthimi ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës pasi një grup njerëzish u përpoqën të transferonin karburantin nga një cisternë në tjetrën duke përdorur një gjenerator. Kumar Tsukwam, nga Korpusi Federal i Sigurisë Rrugore, tha se shumica e viktimave ishin banorë lokalë të cilët kishin ndaluar për të marrë benzinën e derdhur pasi kamioni u përmbys.
“Një turmë e madhe njerëzish u mblodhën për të marrë karburant, pavarësisht përpjekjeve të përbashkata për t’i ndaluar ata”, tha Tsukwam në një deklaratë, transmeton klankosova.
Çmimi i benzinës atje është rritur më shumë se 400% që nga maji 2023, kur presidenti hoqi një subvencion prej dekadash.
Sonte luhet finalja e Kupës së Kosovës në basketboll
Osmani, me ftesë të Presidentit Trump, merr pjesë në Takimin...
Kurti mirëpriti Kryetarin e Komunës së Ulqinit, Genc Nimanbe...
Haxhiu: Pa 30 nënshkrimet e kandidatëve për president nuk mu...
Krasniqi: M’u mohua e drejta për liri si një njeri në fazën ...
Haxhiu priti në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës Ame...