Për platformën e rrjeteve sociale, TikTok, në SHBA ka nisur count down. Aplikacioni i preferuar për postime viedosh rrezikon të ndalohet në SHBA, nëse firma amë ByteDance nuk e shet biznesin e saj deri më 19 janar 2025 tek një blerës amerikan.
Ky afat është vendosur pas një presion prej muajsh: Rrënjët kineze të ByteDance, sipas politikanëve në SHBA, paraqesin rrezik sigurie dhe mund t’i lejojnë qeverisë kineze, që të ketë akses tek të dhënat e përdoruesve ose që t’i influencojë ata në platformë. ByteDance i hedh poshtë këto akuza.
Ndërsa përdoruesit e TikTok në SHBA do të shmangen në platforma të tjera, presidenti i zgjedhur Donald Trump, sipas mediave, synon ta shtyjë ndalimin e platformës. Në të njëjtën kohë mbrojtësit e të drejtave digjitale, paralajmërojnë, se ndalimi i një platforme të vetme ka pak të bëjë me mbrojtjen e përdoruesve – dhe se një masë e tillë mund të ketë pasoja negative.
TikTok në SHBA çështje e sigurisë kombëtare?
“Eshtë një lojë e rrezikshme, që përdoruesit të përballen me një rrezik edhe më të madh”, thotë Natalie Campbell nga organizata e SHBA-së Internet Society duke e krahasuar këtë me lojën popullore në SHBA Whack-A-Mole: Në këtë lojë lojtarët godasin në kokë brejtësit që shfaqen nga vrimat e fushës së lojës – por sapo godet një të tillë, shfaqet një tjetër dhe kjo spirale është pafund.
Ndonëse janë të drejta rezervat ndaj TikTok sa i përket mbrojtjes së të dhënave, një ndalim i plotë do t’i nxiste përdorueisr drejt zgjidhjeve të tjera në terrene më të oasigurta, argumenton ekspertja në intervistë për DW: “Njerëzit, që jetojnë prej TikTok-ut, do të përpiqen të gjejnë rrugë të tërthorta që të mund ta përdorin edhe më tej platformën.”
Diskutimi për ndalimin e platformës në një pejzazh gjithnjë e më të paqartë politik
Në prill 2024 deputetët e SHBA-së nga të gjtiha partitë vendosën ta mbështesin vendimin për ndalimin e platformës. TikTok apeloi duke argumentuar, se ndalimi përbën shkelje të lirisë së shprehjes. Çështja kaloi në Gjykatën Supreme. Të premten (17.01.2025) gjyqtarët supremë vendosën, që ndalimi i platformës hyn në fuqi të dielën më 19 janar 2025, nëse ByteDance deri atëherë nuk e ka shitur platformën tek një filial i SHBA-së.
Shtëpia e Bardhë reagoi, se zbatimi i vendimit për arësye kohe duhet të kalojë tek administrata e re Trump, i cili të hënën (20.01.2025) betohet si presidenti i 47 i SHBA-së.
Donald Trump, i cili gjatë mandatit të parë presidencial e mbështeste ndalimin e TikTok-ut, ndërkohë e ka ndryshuar qendrimin e tij. Sipas njoftimeve të fundit, ai mendon që per drekret ta shtyjë ndalimin. është e paqartë, nëse kjo do të jetë e mundur ligjërisht.
Nuk kanë fund problemet tek Milani, ylli i skuadrës mund të ...
Matoshi: Momenti kur e mora thirrjen nga Kosova, ishte ndjen...
Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës, po...
Këta janë kadidatët potencial për ta zëvendësuar Allegrin te...
105 mijë votues me postë, më 6 qershor nis votimi në përfaqë...
Kurti: Nis investimi 315 mijë euro për furnizimin me ujë të ...