Në ditën e 8 të fushatës kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, bashkë me kandidatët për deputet ka zhvilluar takim me banorët e Gurrakocit të Istogut.
Abdixhiku në Gurakoc kërkoi përkrahjen e banorëve për zgjedhjet e 9 shkurti ndërsa u premtoi investime në infrastrukturë, shkolla, përkrahje të bizneseve lokale, subvencione dhe investime në turizëm.
“Kemi program që do të transformoj edhe vendin tuaj, toka e punueshme të kthehet në prodhim të ardhurash, shkolla moderne për mundësi arsimimi, do të përmirësojmë rrugët, ujin e pijshëm, por edhe Moknën e Istogut që është një thesar”, tha ai.
Abdixhiku shpalosi edhe programin me të cilin garon në këto zgjedhje, si me rritje të pagave, pensioneve dhe investim në energji elektrike me gaz amerikan, investime në shëndetësi dhe një ministri për familjen si ndër premtimet e LDK-së në këto zgjedhje.
Votën për LDK-në para banorëve të Gurrakocit e kërkoi edhe kryetari i komunës së Istogut Ilir Ferati. “Unë do të beje gjithçka që të mbroj qytetarët, e ardhmja nuk do të jetë rastësi, politika është mision, ne do të jemi të fuqishëm, Istogu do të jetë vendi ku vlerat bashkohen në harmoni. Nga këtu ka filluar LDK dhe nga këtu do të filloj një kapitull i ri për Kosovën”
Në këtë tubim u prezantuar katër kandidatët për deputet nga radhët e LDK-së nga kjo komunë: Shkëmb Manaj, Serbeze Kabashi Muçaj,Besim Mulaj dhe Lisa Rugovaj. Nga Gurrakoci, LDK do të vazhdojë me tubim elektoral në qytetin e Mitrovicës.
Zelenskyy: Rusia po zgjedh sërish luftën, Putin nuk dëshiron...
“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojn...
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga
Ukraina godet anije mallrash dhe pranon shpërthimin e dronit...
Presidenti i Libanit kritikon Iranin: Po e përdorni vendin t...