Arsenali ka arritur fitore ndaj Tottenhamit në derbin e Londrës, të zhvilluar të mërkurën në “Emirates Stadium”, duke përmbysur rezultatin nga 0-1 në 2-1 dhe duke u ngjitur në vendin e dytë në tabelën e Premier League.
Tottenham ka kaluar i pari në avantazh me anë të kapitenit Son Heung-min, i cili ka përfituar nga një goditje këndi dhe ka shënuar me një gjuajtje të devijuar, duke mposhtur portierin e Arsenal, David Raya.
Megjithatë, përgjigja e vendasve ka qenë e shpejtë. Gabriel Magalhaes e ka barazuar rezultatin pas një krosimi të saktë të Declan Rice, ndërsa topi është devijuar në rrjetë nga Dominic Solanke.
Përmbysja është kompletuar përpara përfundimit të pjesës së parë, kur Leandro Trossard e ka mposhtur portierin debutues të Tottenhamit, Antonín Kinsky.
Pjesa e dytë ka qenë në dominimin e Arsenal, që ka krijuar disa raste të mira për të rritur epërsinë, por nuk ia ka arritur të konkretizojë.
Në anën tjetër, Tottenham ka vuajtur të krijojë raste nuk ka mundur ta sfidojë seriozisht portën e Arsenal.
Me këtë fitore, Arsenali ngjitet në vendin e dytë, duke iu afruar Liverpool katër pikë. Ndërkohë, Tottenham ka zbritur në vendin e trembëdhjetë.
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...