Ancelotti flet për merkaton e janarit, thotë se klubi s’ka ndërruar mendje

13:23 | 15 Janar 2025
D.H

Drejtuesit e Real Madridit kanë qenë të bindur që të mos bëjnë asnjë transferim gjatë merkatos së janarit dhe e kanë bërë me dije këtë shumë herë.

Teksa lidhur me këtë temë ka folur edhe trajneri italian, Carlo Ancelotti, shkruan Arbresh.info.

“Nuk ndryshuam mendje”, tha Carlo, lidhur me transferimin e ndonjë lojtari në këtë merakto.

Tutje ai tha se temat të cilët diskutohen me drejtuesit e klubit mbesin aty.

“Ne flasim për këto gjëra nga brenda, pasi Real Madridi do të jetë gjithmonë konkurrues. Nuk i ndaj në publik temat që diskutojmë brenda”, u shpreh Ancelotti.

Real Madridi është në një situatë të vështirë në pozitën e qendërmbrojtësit dhe atë të krahut të djathtë, pasi Militao e Carvajal kanë pësuar lëndime në ligamentin e gjurit.

Shumë analist dhe tifoz kanë kritikuar qasjen e Realit lidhur me transferime por madrilenëve asnjëherë nuk iu ka bërë përshtypje këto fjalë.

Kujtojmë se disa ditë më parë, Los Blancos u “turpëruan” në finale të Superkupës së Spanjës nga Barcelona, duke u mposhtur me rezultat 2-5./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale